ISPanel ndal internetin kur skadon pagesa dhe e rikthen sapo klienti paguan, dërgon kujtesat me SMS, ju lajmëron kur bie një router dhe u jep agjentëve e teknikëve gjithçka në telefon.
Kush paguan herët vazhdon nga data e skadimit, kush vonohet vazhdon nga dita e pagesës. Asnjë muaj nuk humbet, asnjë ditë nuk jepet falas.
Me datën e skadimit, renditje dhe filtra sipas regjionit, kompanisë dhe gjendjes së pagesës.
Secili klient mund të ketë çmimin e vet mujor; pagesa e plotëson vetë.
Faturë PDF ose direkt në printer termik 80 mm, me emrin e kompanisë që e lëshon.
Çdo agjent printon pagesat e ditës ose të një periudhe dhe dorëzon shumën e saktë.
Hapni klientin dhe shihni menjëherë a është online, deri kur e ka paguar dhe sa shpejtësi po përdor, pa hyrë në router.
Zgjidhni si ta ndalni: bllokim i plotë, ose faqe njoftimi ku klienti sheh datën e skadimit dhe si të paguajë. Me ndërprerjen klienti merr edhe SMS.
SMS-të dalin përmes gateway-it tuaj GSM, pa kosto për mesazh te palë të treta.
Routerat lidhen me serverin përmes tunelit të enkriptuar VPN, pa IP publike dhe pa hapur porta në internet. Platforma i kontrollon vazhdimisht të gjithë njëkohësisht.
Kur një router nuk përgjigjet për aq minuta sa caktoni, dhe sërish kur rikthehet, me kohëzgjatjen e rënies.
CPU, memoria, temperatura, uptime dhe versioni. Paralajmërim kur CPU mbetet e lartë ose nxehet.
Të gjitha sesionet aktive nga të gjithë routerat, në një listë.
Çdo natë ruhet konfigurimi i çdo routeri, me pamjen se çfarë ndryshoi nga kopja e mëparshme.
Sa GB shkarkon dhe ngarkon secili klient në muaj, ditët dhe orët me më shumë trafik.
Kur ra, kur u rikthye, sa zgjati. E dini cili router ka probleme të përsëritura.
Platforma instalohet në telefon si aplikacion. Tekniku merr SMS për punën e re, thërret klientin, navigon te adresa dhe e mbyll punën me një prekje.
Defektet sipas llojit, me prioritet dhe teknik përgjegjës. Çdo hap ruhet në historikun e tiketës.
Nga kërkesa te përfundimi. Kur kryhet, krijohen vetë klienti, llogaria PPPoE, pagesa e parë dhe pajisjet te klienti.
Routera, antena, ONU/ONT, switch dhe access point me serial: në magazinë, te tekniku apo te klienti.
Klientët me ngjyrë sipas pagesës ose online/offline. Lokacioni merret me GPS ose me klik në hartë.
Ballina tregon arkëtimet, kush skadon këtë javë, kush është i skaduar, routerat dhe tiketat e hapura. Raportet tregojnë paratë që kanë hyrë, kush i ka mbledhur, borxhin dhe lëvizjen e klientëve, me eksport në Excel (CSV) dhe printim.
Çdo kompani me klientët, routerat, faturat dhe SMS-të me emrin e vet. Secili përdorues sheh vetëm atë që i takon.
Na kontaktoni dhe ju tregojmë si funksionon.